Shkup, 08.07.2019 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Misioni i OSBE-së në Shkup sot nënshkruajtën memorandum bashkëpunimi me çka në bazë të këtijë bashkëpunimi do të ndërmeren aktivitete të përbashkëta për ngitjen e nivelit të arsimimit mediatik në vend.
Bëhet fjalë për realizimin e hulumtimit të nivelit të arsimimit mediatik tek polullata e rritur në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me fushatë mediatike, të cilat do të realizohen me përmbajtjen e Misionit të OSBE-së në Shkup.
Ky hullumtim është i dyti me radhë dhe duhet të tregoje se sa dhe sa është ndryshuar situata në krahasim me hulumtimin e vitit 2016. Gjetjet e këtijë hulumtimi do të shërbejnë si bazë për zbatimin e fushatës mediatike për ngitjen e rëndësisë së arsimimit mediatik si mjet që do tu shërbeje qytetarëve të njohin njëanëshmëritë, spinat, dezinformatat dhe përmbajtjet e rrejshme mediatike.
Aktivitetet do të realizohen në kuadër të projektit të Misionit të OSBE-së në Shkup “Përmbajtje për lirënë e mediave dhe siguria e gazetarëve”.