A i njeh SHGM-ja kopetencant e ASHMAA-së?

image_pdfimage_print

Shkup, 18.07.2019 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele është befasuar nga njoftimi i sotëm i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë në të cilën në mënyrë tendicioze sugjerohet se Agjencia nuk ka vepruar në  keqpërdorimin e mundshëm të 1 TV për aktivitete jolegale.

Veprimet e Bojan Jovanovskit dhe keqpërdorimi eventual i mediumit nga ana e tij janë lëndë e veprimive të prokurorisë, gjygjit, policiesë financiara, dhe jo të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, e cila e ndjek respektimin e ligjeve për media. Në këtë kontekst Agjencia në kontinuitet bën monitorimin e radiodifuzerëve, me çka rregullat për strukturën e pronësisë nuk bëjnë përjashtim. Më 4 korik, është sjellur vendim për të filluar procedurë për të kontrolluar nëse Bojan Jovanovski është pronar i 1 TV, respektivisht nëse është partner i saj sekret. Procedurë (në shkurt) ishte filluar dhe për emërimin e bashkëshortes, njëra nga themeluesit e 1TV për bartjen e funksionit publik. Reagime publike u bënë gjithashtu edhe për shkak të shkeljes së standardeve të programit dhe kërcënimeve ndaj një gazetare e një mediumi tjetër për shkak të kritikave të saja për emisionin që transmetohej në 1 TV.

Ligjet për media nuk i japin kompetencë regullatorit që ta hulumtojë prjardhjen e kapitalit. Nga aty, Agjencia është e habitur me kërkesën e SHGM-së që të realizohet mbikqyrje e jashtëzakonshme me qëllim që të konstatohet nëse televizioni 1 TV i ka shkelur dispozitat ligjore të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe duke patur parasyshë të para përmenduren, nuk është e qartë çfar duhet të konstatohet me mbikqyrjen. Çdo prezantim i koptenceva të Agjencisë dhe punës së Agjencisë në publik, nuk është asgjë tjetër vetëm një përpjekje për diskretimin e saj, qëllimi i së cilës është të justifikojë dështimin e përgjithshëm të të gjithë aktorëve krysor në sferën e medias për të krijuar një mjedis të favorshëm për punën e mediave. Agjencia vazhdimisht e përsëriste se ndryshimet kadrovike nuk janë zgjedhje për gjendjen e mediave, por se është e nevojshme veprim i përbashkët i regullatorit, SHGM-së, sindikatës, Këshillit për etik dhe punonjësve në media.

 



Accessibility

Accessibility