KËRKESAT PËR ZBULIMIN E BURIMEVE JANË PRESION PËR GAZETARËT

Shkup, 25.07.2019 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e  dënon thirjen në bisedë të gazetarëve Goran Momiroski dhe Ljupço Zlatev në hapsirat e SPB në Shkup për shkak të artikujve të të tijë  për keqpërdorimin e dyshuar të pozitës zyrtare të Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë së RMS-ës dhe kërkesën për të zbuluar burimin e tij të informacionit.

Legjislacioni vendas dhe ndërkombëtar garantojnë të drejtën e gazetarëve për të mbrojtur burimet e tyre. Kërkesat për zbulimin e burimeve gazetareske nuk janë vetëm presion ndaj gazetarëve, por edhe shkelje të Kushtetutës së RMS-ës, Ligjit për Media, Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore, rekomandimet e Këshillit të Evropës.

Mungesa e mbrojtjes së burimeve të informacioneve mund ti kthejë nga komunikimi me gazetarët për çështje me interes publik gjë që çon në vetëcensurim dhe minimin e rolit jetik të mediave si korrektues të qeverisë.

Në lidhje me presionet e fundit ndaj gazetarëve, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele do të informojë përfaqësuesit e trupit diplomatik, Përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Dezire dhe Komisionerin e të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviç.



Accessibility

Accessibility