Shkup, 17.02.2020 – Këtë fundjavë, pak para vendimit për shpalljen e zgjedhjeve, Parlamenti e miratoi ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor.
Sipas dispozitave të reja, të gjithë mediat – radiodifuzerët, mediat e shkruara dhe media elektronike (internet portalet), nëse ofrojnë reklamim të paguar politik (RPP) për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen në 12 Prill 2020, janë të detyruara të regjistrohen në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) më së voni deri në orën 24 më 19 shkurt, për të cilin ata duhet të paraqesin një kërkesë për regjistrim, me statusin aktual të bashkangjitur nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë, jo më i vjetër se 30 ditë. Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën e mëposhtme të postës elektronike: izbori@sec.mk.
Ata mediume të cilat nuk do të regjistrohet në KSHZ nuk do të kenë të drejtë të përdorin fonde për RPP të siguruara nga Buxheti i Shtetit.
Media gjithashtu janë të detyruara, më së voni deri më 21 shkurt 2020, të krijojnë listat e çmimeve për RPP dhe të njejtat ti dorëzojnë pran Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Zyrës së Auditimit Shtetëror dhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa radiodifuzerët edhe në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.
Listat e çmimeve nuk duhet të ndryshohen deri në përfundimin të procesit zgjedhor, ndërsa çmimet nuk duhet ta tejkalojnë koston mesatare të reklamimit të llogaritur në pesë ciklet e fundit zgjedhore.
Çmimi i aritur mesatar dhe çmimi më i ulët për RPP te radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (internet portalet) në 5 ciklet e fundit të zgjedhjeve përcaktohen nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe ato do të publikohen në ueb faqen e tyre.
Agjencia do të publikoje njoftime për ti kujtuar ndaj obligimeve në fazat e ndryshme nga proceci zgjedhor. Më shumë informacione lidhur me përfaqësimine mediatik to zgjedhjeve mund të gjeni në ueb faqen www.avmu.mk në banerin Zgjedhjet 2020.