DËNOJMË SULMIN DREJTUAR GAZETARËVE TË TV KLAN

image_pdfimage_print

Shkup 22 tetor 2021 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e dënon përpjekjen e kandidatit për kryetar komune të partisë Aleanca për shqiptarët në Tetovë, Vullnet Murseli për diskretimin  e gazetarës së televizionit kombëtar Klan, si dhe qëndrimin e papërshtatshën të ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani drejtuar ndja një gazetari po të njejtit televizion.

Të gjithë, veçanërisht politikanët dhe bartësit e posteve publike, duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë për fjalimin e tyre publik dhe qëndrimin e tyre ndaj punonjësve të medias, roli kryesor i të cilëve është informimi i publikut. Çdo përpjekje për të diskredituar dhe njollosur reputacionin e gazetarëve cenon parimet e shtetit ligjor dhe cenon lirinë e informimit.

Liria e mediumeve dhe respektimi i profesionit gazetarë janë kyçe për realizimin e rolit të mediumeve për informimin e publikut dhe zhvillimit të demokracisë.



Accessibility

Accessibility