DEKLARATË PËR PUBLIK

Shkup, 7 shkurt 2022 – Në lidhje me Propozim-Ligjin për përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje e cila është në fazën e parë të leximit në Kuvendin e RMV-ës, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele thekson se thirrja për përgjegjësi të shprehjes ”mendim negativ”, në mënyrën se si përkufizohet, është në kundërshtim me të gjitha praktikat demokratike dhe mund të shkaktoj vetëcensurë mediatike.

Mundësia e sanksionimit për shkak të mendimit të shprehur negative lë vend për abuzim dhe ndëshkim të profesionnistëve të medias. Gazetarët janë zëri i publikut dhe ata shpesh gjatë kryerjes së punës së tyre referojnë kritika për politika të caktuara ose dukuri në shoqëri dhe në atë mënyrë inkurajojnë debat publik dhe kontribuojnë për përgjegjësi më të madhe, llogaridhënie dhe transparencë të përfaqësuesve të qeverisë.

E drejta e lirisë së shprehjes është e garantuar në Kushtetutë dhe e njëjta garantohet nga Konventa Evropiane për mbrojtjen e të Drejtave të njeriut. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë e marrjes dhe përcjelljes së informacionit dhe ideve, pa ndërhyrjen e autoritetit publik.



Accessibility

Accessibility