1

TAKIM BILATERAL MES ASHMA-së DHE ARKOM

 Shkup, 31 mars 2022  – Përfaqësues të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot mbajtën një takim pune me Benoa Lutrel, këshilltar i Trupit rregullator për komunikim audiovizuel dhe komunikim dixhital i Republikës Franceze (АRКОМ).M

Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave dhe mendimeve në shumë segmente,midis tjerash dhe implementimin e Direktivës së rishikuar për shërbimet mediatike audiovizive,monitorimi i përmbajtjeve mediatike gjatë proceseve zgjedhore,ndalimin e ritransmetimit të kanaleve ku paraqitet si themelues Federata Ruse ose persona privatë, persona fizikë ose juridikë me origjinë nga Federata Ruse. Në takim u diskutua edhe për rregullimin e rrjeteve sociale.

Në fund të takimit u konstatua se marrëdhëniet dypalëshe kanë një rëndësi të jashtëzakonshme dhe se kjo praktikë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.