NJOFTIM PËR PUBLIKUN

Shkup, 18 maj 2022  – Аgjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dënon thirrjen e gazetares „Dua të them“ në intervistë zyrtare policore për teksin e shpallur dhe theksoi se veprime të tilla kërcënojnë lirinë e medias.

Аpsolutisht është e papranueshme të thirren gazetarë në biseda informative për shkrime të shpallura me interes publik, pasi  mund të interpretohen si një përpjekje për frikësim, e cila jep ndihmesë në fenomenin e vetëcensurës. Raste të tilla kanë ndikim negativ në lirinë e informimit.

Аgjencia përkujton se kushdo që mendon se medium i caktuar i ka shkelur reputacionin dhe nderin duke shpallur të pavërteta, të paverifikuar ose informacione të pasakta, ka të drejtën të kërkojë nga media të shpallë demant, përgjigje dhe korrigjim, ose të paraqesë ankesë drejtuar organeve vetërregullatore për mediat.



Accessibility

Accessibility