Shkup – 09.06.2022 – Nën organizim të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe në bashkëpunim me Koalicionin Margini dhe Rrjetin Kombëtar Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, në hapsirat e Agjencisë u mbajtë punëtori me temë “Dhuna me bazë gjinore dhe standardet profesionale për raportimin gazetaresk”.
Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i Agjencisë, Dr. Zoran Trajçevski, iu referua Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, e njohur si Konventa e Stambollit. Punëtoria e sotme është realizuar si obligim i rregullatorit në përputhje me Planin e Veprimit për zbatimin e tij. Për më tepër informata në linkun.