NJOFTIM PËR PUBLIKUN

Shkup, 12 gusht 2022 – Në lidhje me veprimin e punonjësve të policisë nga stacioni policor Negotin ndaj gazetares Viki Klinçarova nga  „Fokus” për tekstin e publikuar, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele thekson se veprime të tilla paraqesin presion mbi mediat dhe negativisht reflektojnë mbi lirinë e informimit publik.

Në asnjë moment nuk duhet harruar se roli i mediave është të informojë për shkak se ato duhet të inkurajohen në mënyrë të plotë profesionale që të kryejnë detyrat e tyre dhe të mos frikësohen.

Gjithashtu kujtojmë se kushdo që beson se një medium i caktuar e ka dëmtuar atë duke publikuar informacione të paplota, të paverifikuara ose të pavërteta, ka të drejtën të kërkojë nga mediumi publikim të përgënjeshtrimit, përgjigje dhe korigjim, ose të paraqesë ankesë drejtuar organeve vetërregullatore të mediave.

 

 



Accessibility

Accessibility