Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias në një vizitë pune në ASHMA

Shkup, 14 shtator 2022 – Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias Tereza Ribeiro, e shoqëruar nga zëvendës shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup Xhef Goldstajn, drejtori i Zyrës së përfaqësueses së OSBE-së për lirinë e medias Jirgen Hajsel dhe ndihmës-oficerja për hulumtime Shejla Jusufovigj, dje realizoi një takim pune me përfaqësues të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.


.

Gjatë bisedës së përzemërt, znj. Ribeiro u interesua për sfidat me të cilat përballet Agjencia në punën e saj nga aspekti i financimit dhe vonesa në zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit, aktivitetet e ardhshme për harmonizimin e rregullativës mediatike me Direktivën e Shërbimeve Mediatike Audiovizuele dhe përfshirjen e trupit rregullator në këtë proces.

Në takim, ndër të tjera, u bisedua dhe për situatën në sferën(industrinë) mediatike.



Accessibility

Accessibility