Shkup, 30 shtator 2022 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dje mbajti takim publik, në të cilin drejtori i Agjencisë dr.Zoran Trajçevski, bëri një pasqyrim të aktiviteteve të realizuara në përputhje me Programin vjetor të punës në tre muajt e fundit.
Të pranishmit patën rastin të dëgjojnë për aktivitetet lidhur me monitorimin të përfaqësimit mediatik zgjedhor të transmetuesve për zgjedhjet lokale për kryetar të Komunës së Mavrovës dhe Rostushës, Qendër Zhupës dhe Këshillit të Komunës së Tetovës, mbikëqyrjet e kryera mbi transmetuesit, operatorët e rrjeteve publike të komunikimit elektronik dhe botuesit e mediave të shkruara, masat e shqiptuara vërejtje publike, hulumtimet e kryera, aktivitetet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në takim u prezantuan edhe gjetjet e Analizës së Tregut të Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2022, e cila përfshin ecurinë ekonomike të shërbimit publik të transmetuesit dhe stacioneve komerciale televizive dhe radios, si dhe të dhënat nga matjet për audiencën televizive dhe radios. Analiza e përgatitur nga Agjencia tregoi se të ardhurat totale në industri në 2021 arritën në 2,644.83 milionë denarë, që është shuma më e lartë e të ardhurave në këto pesë vitet e fundit. Kostot totale në industri arrinin shumën prej 2,571.19 milionë denarë.Transmetuesit komercialë në vitin 2021 kanë treguar të ardhura më të larta në krahasim me vitin paraprak, për dallim nga shërbimi i transmetimit publik, i cili dispononte me më pak mjete në krahasim me vitin 2020. E gjithë analiza është e disponueshme në ueb faqen www.avmu.mk.
Në takim është diskutuar edhe për Draft-Udhëzuesin për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzuesit për përcaktim të afatit për të vepruar sipas Vendimeve të Agjencisë për shqiptim të masës, që është në sencën e hapur deri më 3 tetor 2022. Ndryshimet dhe plotësimet e Udhëzuesit i referohen shkurtimit të afateve të nevojshme për harmonizimin me masat vërejtje publike të shqiptuara nga ana e Agjencisë ndaj botuesve të medias së shkruar, transmetuesve dhe ORRPKE përpara se të kryhet kontrolli mbikëqyrës, me qëllim për efikasitet dhe efektivitet më të lartë në zbatimin e LSHMAAV dhe sigurimin e balansit ndërmjet interesave të publikut dhe subjekteve që i nënshtrohen mbikëqyrjes.