Dënim për kërcënimet drejtuar ndaj TV Kanal 5

Shkup, 16 janar 2023 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dënon ashpër kërcënimet drejtuar punonjësve të televizionit Kanal 5 nga një person fizik në rrjetin social “Facebook”.

Sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe të gjitha organet kompetente duhet të ndërmarrin masat e nevojshme për të krijuar një ambient në të cilën  do të ketë media profesionale, të lira dhe të pavaruara.

Për të mundësuar zhvillimin demokratik të shtetit, me rëndësi  thelbësore është që gazetarër të jenë të sigurt në çdo kohë dhe t’u mundësohet pa pengesë  të kryejnë punën e tyre, domethënë të mund të informojnë në kohë qytetarët për ngjarje të ndryshme shoqërore, pa kërcënime dhe frikësim.



Accessibility

Accessibility