Shkup, 14 shkurt 2023 – Në lidhje me fjalët e pahijshme të deputetit Dimitar Apasiev drejtuar gazetarit Ljupço Zllatev në rrjetin social „Facebook“, Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele thekson se bartësit e funksioneve publike duhet të tregojnë nivelin më të lartë të respektit për profesionin e gazetarit dhe të dinjitetit të punojnësve të medias.
Të gjithë, dhe në veçanti politikanët dhe bartësit e funksioneve publike duhet të përmbahen nga nënçmimi, ofendimi dhe komunikimi i papërshtatshëm dhe debatet publike duhet të zhvillohen me argumente, respekt të ndërsjellë dhe në gjuhën që promovon vlerat demokratike.