NJOFTIM PUBLIK

Shkup, 10 maj 2023 – Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në Serbi, si dhe regimet që qytetarët e maqedonisë i referohen për mënyrën e informimit, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ju bën thirrje të gjithë mediave, gjatë informimit për ngjarje tragjike, për t’iu përmbajtur standarteve më të larta profesionale dhe vlerave etike. Kjo veçanërisht i referohet informimit për ngjarje në të cilat janë përfshirë persona të mitur që janë kryes ose viktima të veprave penale..

Lajmet dhe programet informative nuk duhet të bazohen në sensacionizëm, por duhet të përmbajnë informacion të verifikuar. Përfshirja e përshkrimeve, skenave dhe/ose pamje të dhunës ose materiale të tjera që mund të rrezikojnë zhvillimin fizik, mendor dhe moral të fëmijëve dhe të rinjve, duhet të bazohen në vlerësim editorial  të përgjithshëm për domosdoshmërinë e paraqitjes së tyre. Përgjegjësia profesionale nënkupton se edhe viktimat e dhunës duhet të trajtohen me respekt të veçantë dhe të kemi kujdes në ruajtjen e privatësisë, dinjitetit njerëzor, si dhe dhimbjes dhe pikëllimit personal të viktimave.

Përveç mediave dhe operatorët e rrjeteve publike të komunikimit elektronik duhet të tregojnë përgjegjësi të lartë  gjatë ritransmetimit të shërbimit që përmbajnë programe me dhunë, fjalë vulgare dhe përmbajtje të tjera të papërshtatshme që ndikojnë keq tek të miturit dhe në përgjithësi, mund të shqetësojnë publikun e gjerë me këto përmbajtje. Kjo do të thotë se ata duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur vendosin se cilat shërbime të ritransmetojnë dhe të aplikojnë masa më të rrepta teknike për kontrollin prindëror.



Accessibility

Accessibility