Shkup, 7 korrik 2023 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, në pajtim me përkushtimin për transparencë dhe llogaridhënie dhe duke ndjekur praktikën e krujuar për çdo gjashtë muaj të publikon shpenzimet e drejtorit dr.Zoran Trajçevski, e informon opinionin për sa vijon:
Drejtori Trajçevski gjatë kryerjes së detyrës në periudhën nga data 1.1.2023 deri më datë 30.6.2023 ka bërë shpenzime në vlerë të përgjithëshme prej 270.328,00 denarë, sipas pikave në vijim:
- Shpenzime për reprezentacion (shërbime katering me përfaqësues të ambasadeve, anëtarë të Këshillit të Agjencisë dhe partnerë afarist) – 87.786,00 denarë.
- Celular zyrtar– 17.530,00 denarë.
- Shpenzime gjatë udhëtimeve jashtë vendit– 165.012,00 denarë (59.287,00 denarë për bileta avioni dhe 105.725,00 denarë për akomodim në hotel dhe shpenzime të udhëtimit).