Shkup, 19 korrik 2023 – Në lidhje me sulmin e djeshëm verbal dhe fizik ndaj kameramanit të TV 24, Ivan Kamçev në Rosoman, Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, rikujton se të gjitha llojet e sulmeve ndaj përfaqësuesve të mediave janë absolutisht të papranueshme dhe se në asnjë moment siguria e tyre nuk duhet të vihet në pyetje.
Punonjësit e medias punën e tyre duhet ta kryejnë pa pengesa, në përputhje me standartet dhe parimet profesionale të përcaktuara në Kodin e Gazetarëve, përfshirë dhe ato që lidhen me mënyrën e raportimit gjatë aksidenteve.