Shkup, 22 gusht 2023 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dënon sulmin verbal dhe fizik të djeshëm ndaj kameramanit dhe gazetarëve të TV Alsat-M, si dhe kërcënimet ndaj tyre gjatë xhirimeve të inserteve në Çarshinë e Shkupit.
Të gjitha llojet e sulmeve ndaj punonjësve të medias janë absolutisht të papranueshme dhe në asnjë moment nuk duhet të vihet në dyshim siguria e tyre. Kërcënimet me jetë janë një krim i rëndë dhe ata që shkelin ligjin duhet të sanksionohen siç duhet për të parandaluar krime të tilla dhe të ngjashme në të ardhmen.
Agjencia, si në disa raste më parë, thekson se është e nevojshme të sigurohen kushte për kryerjen e sigurt dhe profesionale të detyrave të punës së përfaqësuesve të mediave.