Shkup, 28 shtator 2023 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele sot mbajti takimin e tretë publik, në të cilin drejtori i Agjencisë, dr. Zoran Trajçevski, bëri një përmbledhje të aktiviteteve të realizuara në përputhje me Programin Vjetor të Punës në tre muajt e fundit.
Të pranishmit patën rastin të dëgjojnë për aktivitetet që kanë të bëjnë me mbikëqyrjet e kryera të transmetuesve, operatorëve të rrjeteve publike të komunikimit elektronik, ofruesve të ASHMA-së sipas kërkesës dhe botuesve të mediave të shkruara, masat e shqiptuara për paralajmërim publik, hulumtimet e kryera, si dhe aktivitetet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në takim u prezantuan masat e ndërmarra nga Agjencia dhe shkeljet më të shpeshta të transmetuesve dhe operatorëve të rrjeteve publike të komunikimit elektronik (ORRPKE) për vitet 2020, 2021 dhe 2022. Siç theksoi mr.Sanja Filipovska, nga Sektori për çështje juridike dhe furnizime publike, shkeljet më të shpeshta tek transmetuesit, i referohen mosrespektimit të rregullave për mbrojtja e të miturve dhe mostransmetimi i së paku 30% i programeve të krijuara burimore fillimisht si vepra audiovizuele maqedonase, ndërsa tek ORRPKE për ritransmetim të shërbimeve programore që nuk përfshihen me çertifikatat për regjistrim të shërbimeve programore të dhëna nga Agjencia.
Në këto tre vjet, janë shqiptuar gjithsej 143 vërejtje publike dhe janë ndërmarrë 17 procedura për kundërvajtje për transmetuesit, ndërsa për ORRPKE 35 vërejtje publike dhe 8 procedura për kundërvajtje. Për këtë temë u hap diskutim për të përcaktuar arsyet e shkeljeve dhe për të dhënë rekomandime se për çfarë radiot dhe televizionet t’i kushtojnë më shumë rëndësi në të ardhmen për të rritur shkallën e respektimit të detyrimeve ligjore.