Promovim i Kodit të Sjelljes në hapësirën online gjatë proceseve zgjedhore dhe referendumeve

Shkup, 12 tetor 2023 – Аgjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele me mbështetjen e Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ОDIHR) e OSBE-së sot promovoi Kodin e Sjelljes në hapësirën online gjatë proceseve zgjedhore dhe referendumeve.

Коdi është përgatitur me iniciativë të Agjencisë në bashkëpunim me institucionet përkatëse në këtë fushë – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Instituti i Maqedinisë për Media, Këshillin për Etikë në Media, Institutin për Studime të Komunikimit dhe Fondacionin Metamorfozis. Parimet dhe standartet e parashikuara në Kod janë të natyrës etike, për këtë arsye respektimi i tij është në baza vullnetare, duke nënshkruar Formular pranimi.

Mjedisi dixhital ka sjellë tendeca të reja dhe sfida të shumta: taktika të reja për reklamim politik, realizimin e fushatave dhe financime, plasim të informacionit jo të plotë, të pasaktë ose keqdashës. Gjithnjë e më shpesh në rrjetet sociale dhe në përgjithësi në hapësirën online, përdoren format e shprehjes që mund të nxisin një klimë padurimi, urrejtje, dhune dhe diskriminimi, tha drejtori i ASHMA-së Zoran Trajçevski, duke folur për arsyen e miratimit të Kodit dhe theksoi se në procesin e hartimit është shfrytëzuar asistenca e ekspertëve nga OSBE/ODIHR.

Vlerësime pozitive dhe mbështetje për Kodin ka dhënë dhe Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës z. Аzir Aliu dhe Ambasadori i Misionit të OSBE-së, ekselenca e tij z. Кilijan Vall.

Në këtë event u prezantua dhe mënyra e funksionimit dhe roli i Trupit Koordinues, i cili do të monitorojë respektimin e parimeve dhe standarteve të përcaktuara në Kod nga ana e partive politike, kandidatëve të tyre, kandidatëve të pavarur, edicionet në internet të radiodifuzerëve, mediat online, kontrolluesit e fakteve, ndikuesit dhe subjekte të tjera që mund të ushtrojnë ndikim në publik në funksion të fushatës gjatë fushatës zgjedhore ose referendumeve.

Njëkohësisht, u prezantua dhe uebfaqja e re www.izborenkodeksonline.mk, e përgatitur qëllimisht për njohjen e publikut me Kodin dhe punën e Trupit Koordinues. Faqja është e disponueshme në gjuhën maqedonase,  shqipe dhe anglisht dhe është përshtatur për personat me shikim të dëmtuar.

Pikëpamjet e tyre për Kodin dhe zbatimin e tij në praktikë, ndanë dhe përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Koorupsionit, Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me karakter publik dhe Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Më shumë informacion për ngjarjen dhe dokumentet përkatëse mund të gjeni në www.izborenkodeksonline.mk.

 



Accessibility

Accessibility