Shkup, 14 tetor 2023 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dënon marrëdhënien jokorrekte të kryeministrit Kovaçevski dhe zëvendës kryeministrit për Çështje Ekonomike, ndaj gazetarit Mateja Petrovski nga TV Alfa.
Мediat janë një nga shtyllat kryesore të demokracisë dhe kanë rol të rëndësishëm në krijim e mendimit kritik dhe informimin për çështje që janë me karakter publik. Prandaj, nuk duhet të ekzistojë mënyrë komunikimi që është i papërshtatshëm dhe fyes ndaj gazetarëve, e për rrjedhojë dhe për të gjithë publikun të cilit duhet t’i transmetohen informacionet.
Bartësit e funksioneve publike duhet të bëjnë përpjekje maksimale për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet e gazetarëve që janë në interest të publikut, dhe njëkohësisht të tregojnë respekt për profesionin e gazetarit dhe dinjitetit të punonjësve të medias.