Shkup, 24 tetor 2023 – Nën moton “Gisht i shpejtë, lajme të rreme” duke filluar nga sot deri më 31 tetor, nën organizim të Rrjetit për arsimim mediatik për të pestën here do të organizohen Ditët e Arsimimit mediatik 2023. Në këtë mënyrë vendi ynë i bashkohet Javës Globale të UNESCO-s për Arsimim mediatic dhe informativ.
Në Konferencën e sotme “Arsimimi mediatik në hapësirat digjitale”, drejtori, dr. Zoran Trajçevski, theksoi se “motoja e Ditëve pasqyron atë që do të bëjmë gjatë kësaj periudhe – do të kujtojmë, përsëri dhe me këmbëngulje, se atë që nuk e bëjmë në realitet, nuk duhet ta bëjmë as në realitetin virtual. Dhe në hapësirat digjiitale kemi të njëjtat të drejta të njeriut, kufiri i të drejtave tona është vendi ku fillojnë të drejtat e të tjerëve dhe është më se e nevojshme të kuptohet dhe të pranohet se sa i rëndësishëm dhe i nevojshëm është arsimimi mediatik në arsim”.
Në kuadër të Konferencës do të mbahen dy panele dhe një punëtori. Paneli i parë, i organizuar nga Fondacioni Metamorfozis si pjesë e projektit të Qendrës kundër dezinformimit në Ballkanin Perëndimor, iu kushtua ndërtimit të qëndrueshmërisë sociale ndaj efekteve të dëmshme të dezinformimit, ndërsa i dyti, organizuar nga MIM dhe IREX, në kuadër të Projekti i USAID-it për edukimin mediatik “Të rinjtë mendojnë”, mbi ndikimin e botës digjitale tek fëmijët dhe të rinjtë. Punëtoria “Përmes digjitalit – sfidat e reja për arsimimin mediatik?” u organizua nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele me një ekspert të ofruar përmes projektit të IPA Twining “Forcimi i kapaciteteve të ASHMA-së dhe RTM”.
Për qëllimet e Ditëve të Arsimimit Mediatik 2023, u krijua një video dhe audio spot në maqedonisht, shqip dhe anglisht. Videot tashmë janë duke u transmetuar në media për të informuar një numër më të madh të qytetarëve për ngjarjet e Arsimimit mediatik.
Më shumë informacione për ngjarjet që do të mbahen live, hibride apo online dhe për përmbajtjet mediatike që do të prezantohen në kuadër të ditëve mund të gjeni në ueb-faqet mediumskapismenost.mk dhe avmu.mk dhe në Facebook, Instagram, Twitter dhe në Youtube kanalin e Rrjetit për Arsimim mediatik.