NJOFTIM PUBLIK

Shkup, 2 nëntor 2023 – Në lidhje me emisionin e djeshëm „Samo Vistina“, transmetuar në TV Kanal 5, Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, thekson se debatet për çështje politike dhe sociale duhet të kontribuojnë në realizimin e lirisë së shprehjes, ndaj kulturës së tolerancës dhe në asnjë moment  nuk duhet të nxisin intolerancë.

Të gjithë pjesëmarrësit në diskursin publik, e veçanërisht politikanët dhe bartësit e funksioneve politike, duhet të jenë të vetëdijshëm për peshën e fjalës së shprehur publikisht dhe të përmbahen nga deklaratat, veçanërisht përmes mediave, që cënojnë dialogun ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në shoqëri.

Еtiketimi i mediave dhe gazetarëve, siç u bë në emisionin e djeshëm nga Ismet Ramadani, Këshilltar për Vlerat Euroatlantike të Kryeministrit, negativisht ndikon në lirinë e mediave dhe cënon dinjitetin e gazetarit. Politikanët dhe bartësit e funksioneve publike kanë përgjegjësi të veçantë ndaj publikut dhe duhet të tregojnë nivel të lartë të respektimit të profesionit të gazetarit dhe të bëjnë përpjekje maksimale për t’i mundësuar mediave të kryejnë punën e tyre pa pengesë.

Njëkohësisht, mediat duhet të jenë hapësirë për debat të hapur, vend ku do të prezantohen mendime dhe qëndrime të ndryshme (si pozitive ashtu dhe negative) të pjesëmarrësve në intervista, diskutime dhe emisione të tjera. Redaktorët, gazetarët dhe autorët e tjerë gjatë krijimit të programeve dhe krijimit të politikës editoriale duhet të jenë autonom dhe të pavarur. Çdo ndërhyrje dhe në veçanti ndërprerje e emisioneve nga ana e drejtuesve ose pronarëve të mediave, si përfshirja e Ivan Mirçevskit, drejtues i TV Kanal 5, në emisionin „Samo Vistina“ paraqet ndërhyrje në atë pavarsi dhe autonomi.



Accessibility

Accessibility