Njoftim publik

Shkup, 12 nëntor 2023 – Në lidhje me aktgjykimin gjyqësor të sjellë nga gjykatësja Jovanka Spirovska Paneva në rastin „Feroinvest kundër IRL“, për historinë „Komlot kundër ajrit“, Аgjencia njofton publikun se i bashkohet reagimeve se liria e shprehjes është  kategori e garantuar me Kushtetutë dhe si e tillë është e paprekshme. Kjo liri mund të jetë e kufizuar vetë në raste të caktuara dhe të përcaktuara qartë kur  kërcënohet siguria dhe paqa publike, shëndeti publik dhe të ngjajshme.

Qytetarër kanë të drejtë të informohen në mënyrë objektive, me kohë dhe saktë për të gjitha çështjet që kanë një rëndësi të jashtëzakonshme dhe i referohen interesit publik dhe realizimi i kësaj të drejte duhet  të nxitet dhe inkurajohet nga të gjithë faktorët relevantë në shoqëri.

Publikimi i përmbajtjeve editoriale të redaktuara, në të cilat nuk janë shkelur standartet profesionale të gazetarëve që paraprakisht janë transmetuar dhe të shërbimit publik janë në drejtim të realizimit të lirisë së shprehjes dhe lirisë së informimit dhe ruajtjes së interesit të qytetarëve.



Accessibility

Accessibility