Njoftim publik

Shkup, 1 dhjetor 2023 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele u bën thirrje mediave dhe punonjësve të medias, gjatë raportimit për rastin, lidhur me zhdukjen e të miturës nga Shkupi, t’u përmbahen standardeve më të larta profesionale dhe vlerave etnike.

Gjatë publikimit të përmbajtjeve, detyrimisht të përdoren informacione të sakta dhe të verifikuara dhe të përdoren burime të besueshme me qëllim për të mos ndezur më tej situatën dhe për të mos nxitur frikë dhe panik tek publiku.Gazetarët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur shkarkojnë postime nga rrjetet sociale, si dhe nga burime të tjera, besueshmëria e të cilave nuk mund të përcaktohet.

Përgjegjësia profesionale e mediave nënkupton edhe respektimin e dhimbjes personale të familjes, prandaj detajet personale dhe familjare duhet të paraqiten me kujdes të veçantë, duke respektuar privatësinë dhe dinjitetin dhe pa sensacionalizëm.



Accessibility

Accessibility