DËNIM I DEKLARATËS SË LIDERIT TË LSDM-së

Shkup, 21 shkurt 2024 – Аgjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele dënon ashpër deklaratën e kryetarit të partisë politike të LSDM-së, Dimitër Kovaçevski me të cilën ai akuzoi mediat se “ vetë  janë shitur dhe që tani po shitendhe  e vënë veten në funksion të një partie politike.

Politikanët duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që e kanë dhe në vend që të shërbehen me komunikim jo shembullor, duhet të tregojnë nivel të lartë të respektimit të profesionit të gazetarit dhe të një nga shtyllat kryesore të demokracisë – mediave. Etiketimi i mediave, në veçanti në periudha të ndjeshme si ato parazgjedhore, negativisht reflekton në lirinë e shprehjes dhe cenon dinjtetin e punëtorëve të medias.

Аgjencia kujton se është e domosdoshme të respektohen standartet dhe u bën thirrje politikanëve që të përmbahen nga përdorimi i gjuhës me të cilën diskreditohet media.

 



Accessibility

Accessibility