Debat i hapur publik për Draft-Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për zbatimin e dispozitave për plasim të produkteve

Shkup, 13 mars 2024 – Këshilli i Agjencisë në seancën e 9-të,  mbajtur më 12 mars 2024, miratoi Draft- Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për zbatimin e dispozitave për plasim të produkteve.

Ndryshimet dhe plotësimet e Udhëzimit rrjedhin nga ndryshimet e Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele nga korriku 2023, ku u bënë ndryshime në lidhje me plasimin (vendosjen) e produkteve.

Аgjencia fton të gjithë transmetuesit, ofruesit e ASHMA-së me kërkesë dhe palët e interesuara, me mendimet dhe propozimet e tyre, të marrin pjesë në debatin publik dhe të njëjtat me shkrim t’i dorëzojnë  në mënyrë elektronike në e-mail adresën contact@avmu.mk.

Seanca dëgjimore zgjat 90 ditë, dhe përfundon më 11 qershor 2024.



Accessibility

Accessibility