Është mbajtur prezantimi publik i Draft – Rregullores për qasje në shërbimet mediatike

Shkup, 14 mars 2024 – Dje në ambientet e Europe House në Shkup, u mbajt prezantimi publik i Projekt – Rregullores për qasje në shërbimet mediatike, përgatitur në kuadër të projektit „Mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave në Maqedoninë e Veriut (PRO-FREKS)“.

Në fjalën hyrëse, drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, dr. Zoran Trajçevski, theksoi se hartimi i aktit rezulton nga ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, në korrik 2023, i cili mundëson qasje të detyrueshme në shërbimet mediatike për personat me aftësi të kufizuara,. Personat me aftësi të kufizuar vizuale, dëgjimore, motorike ose njohëse, personat e moshuar, personat e lënduar, çdo ditë hasin në pengesa, jo vetëm në atë fizik, poe edhe në botën dixhitale, dhe në përdorimin e përmbajtjeve mediatike. Pritshmëritë nga kjo Rregullore janë të sjellë kapërcimin e një pjese të pengesave, dhe për këtë temë edhe mëshumë do ngelim të përskushtuar aktiv“ – tha Trajçevski. 

Për zbatimin e detyrimeve të rregullativës në kornizat evropiane, në event  foli dhe Deirdre KEVIN, konsulente e Këshillit të Evropës ku me ndihmën e ASHMA-së e përgatiti tekstin për Projekt-rregulloren, duke theksuar përvojat dhe praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian në drejtim të sigurimit të përmbajtjeve të përshtatshme për personat me dëmtim në dëgjim dhe shikim nga ana e ofruesve të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele.

Gjatë prezantimit të Projekt – Rregullores, mr. Sasho Bogdanovski, udhëheqës i Sektorit për të drejtat e njeriut dhe arsimimit mediatik në ASHMA, ndër të tjera, theksoi detyrimet që duhet t’i përmbushin radio, televizionet dhe shërbimet mediatike me kërkesë dhe si përmes rrugës elektronike të realizohen kontakte me Agjencisë për çështje lidhur me qasjen e shërbimeve mediatike.

Për tekstin e Projekt-rregullores është hapur séance publike e cila zgjat deri më 10 qershor 2024, Të gjitha palët e interesuara mund të paraqesin mendimet dhe sugjerimet për përmirësimin e dokumentit me shkrim në e-mail adresën contact@avmu.mk.



Accessibility

Accessibility