PUBLIKIM I RAPORTIT PËR PREZANTIMIN MEDIATIK PARAZGJEDHOR NGA 15 SHKURTI DERI MË 7 MARS

Shkup, 15 mars 2024 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, ka publikuar sot Raportin nga monitorimi i prezantimit mediatik për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, për periudhën nga 15 shkurti deri më 7 mars 2024.

Në monitorim janë përfshirë nëntë shërbime programore televizive kombëtare – TVM1, TVM2, ТV Аlsat-М, ТV Аlfa, ТV Каnal 5, ТV Sitel, ТV Теlma, ТV 21-М dhe ТV 24 Lajme. Në raport janë analizuar shtojcat në edicionet qendrore të lajmeve/ТV ditarit, lidhur me tema rreth zhvillimeve parazgjedhore dhe ngjarjeve aktuale shoqërore-politike vendase, si dhe lloje të tjera të emisioneve me këtë shtrirje tematike.

Konstatimet nga monitorimi treguan se gjatë kësaj periudhe nuk u konstatuan shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.

Në shërbimet programore, rallë janë vërejtur shtojca informative gazetareske në konteks të premtimeve partiake parazgjedhore, dhe shumë shpesh ishin theksuar shtojcat kritike për pasojat ekzistuese, aktuale shoqërore-politike të politikave të pamenduara, të keqadministrimit të qeverisë së mëparshme dhe të disa pjesëve të caktuara të përbërjes së Qeverisë kalimtare.

Janë vërejtuar shkallë të ndryshme të pjekurisë kritike gazetareske në qëndrimin ndaj „pseudongjarjeve“ që në parazgjedhje, si formë aktive e vetëpromovimit të organizuar nga partitë  dhe nga disa bartës të funksioneve politike në përbërjen e Qeverisë kalimtare. Pa përjashtim – të gjitha redaksitë informuese, kryesisht kanë treguar interes për temat që lidhen me labirintet administrative për zëvendësimin e dokumenteve të identifikimit personal, përgjegjësi kaskadë për neglizhencë sistematike rreth pacientëve me sëmundje të rralla dhe/ose të rënda, dhe retorikë fyese dhe kulturë politike në komunikimin ndërmjet ish bartësve të funksioneve publike dhe punonjësve të medias.

Informacion për personat me aftësi të kufizuar shqisore kanë ofruar (siguruar) vetëm TVM 1 dhe TV 24 Vesti( Lajme).

Raporti nga monitorimi i prezantimit mediatik për periudhën nga 15 shkurt deri më 7 mars 2024 gjendet në link.



Accessibility

Accessibility