Debat i hapur publik për Draft-udhëzimin e transmetuesve për zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare 2024

Shkup, 20 mars 2024 – Këshilli i Agjencisë në seancën e sotme të 11-të, miratoi Draft-Udhëzimin e transmetuesve për zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare për 2024.

Dokumenti shpjegon mënyrën e zbatimit të rregullave të Kodit Zgjedhor për kufizimet e reklamimit politik me pagesë (RPP), për shënimin e porositësit të reklamës, shpërndarja e kohës në lajme tek shërbimi publik radiodifuziv, prezantimi politik falas të kanalit parlamentar, si dhe rregullat për  informim në ditët e heshtjes zgjedhore.

Аgjencia fton të gjitha palët e interesuara me mendimet dhe propozimet e tyre, të marrin pjesë në debatin publik dhe të njëjtit me shkrim t’i dorëzojnë në mënyrë elektronike në e-mail adresën contact@avmu.mk.

Debati publik zgjat 5 ditë, deri më 25 mars 2024.



Accessibility

Accessibility