Dënim ndaj sulmit të ekipit gazetaresk të TV 24 Vesti

Shkup, 5.04.2024 – Аgjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele, dënon sulmin e djeshëm verbal ndaj gazetares dhe kameramanit të TV 24 Vesti nga një person i panjohur, gjatë kohës së tubimit partiak të VMRO DPMNE-së.

Аgjencia disa here deri më tani, ka reaguar për raste të tilla dhe përsëri rikujton se sulmi ndaj gazetarëve i çfarëdo lloji është absolutisht i papranueshëm dhe se punonjësit gazetaresk nuk duhet të pengohen në kryerjen e detyrave të tyre profesionale.

Njëkohësisht, siguria e gazetarëve nuk duhet të kërcënohet në asnjë moment si dhe e drejta e qytetarëve për t’u informuar, veçanërisht për çështje të rëndësishme shoqërore-politike siç janë zgjedhjet.



Accessibility

Accessibility