Kronikë nga vazhdimi i parë i seancës së 9-të dhe nga seanca e 11-të

Shkup, 26.03.2024 – Në vazhdimin e parë të seancës së 9-të, e cila u mbaj më 20.03.2024, Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim që lejon ndryshimin e strukturës së pronësisë të SHTR KLAN MAQEDONI SHPKNJP eksport-import Saraj Shkup.

Në seancën e 11-të e cila u mbajt të njëjtën ditë, Këshilli i Agjencisë miratoi Draft-raportin vjetor të punës së Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për 2023 dhe miratoi Draft-udhëzimin për transmetuesit për Zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare për vitin 2024, për të cilën ofroi diskutim publik në kohëzgjatje prej 5 ditësh (deri më 25 mars 2024)  me qëllim që t’u mundësojë të gjitha palëve të interesuara të shprehin mendimet, pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre.



Accessibility

Accessibility