NJOFTIM PUBLIK

Shkup, 7 prill 2024 – Në lidhje me rastin e gazetarit Furkan Saliu, Agjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që menjëherë, gjegjësisht për një kohë sa më të shpejtë të zbardhë rastin dhe të informojë publikun për arsyet e arrestimit të tij.

Njëkohësisht, presim që MPB në mënyrë konsekuente të respektojë procedurat ligjore dhe të drejtat e gazetarit Saliu, ndërsa partitë politike të mos e shfrytëzojnë këtë rast për qëllime partiake ditore, për të mos përhapur shpekulime dhe dezinformata deri në zbardhjen e plotë të rastit.



Accessibility

Accessibility