Shkup, 9 prill 2024 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, me monitorimin e prezentimit zgjedhor mediatik për Zgjedhjet Presidenciale 2024, ka konstatuar se në kundërshtim me nenin 76 paragrafi 3 të Kodit Zgjedhor, në reklamat politike me pagesë të kandidatëve për kryetar Stevo Pendarovski dhe Bujar Osmani marrin pjesë të mitur.
Për përmbajtjen e reklamave politike me pagesë janë përgjegjës porositësit, por radio transmetuesit janë përgjegjës për ligjshmërinë e transmetimit të tij. Prandaj, transmetuesit duhet menjëherë të ndërpresin transmetimin e këtyre spoteve, dhe pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore të harmonizojnë përmbajtjen e reklamave të tyre politike me pagesë me rregullativën ligjore.