NJOFTIM PUBLIK

Shkup, 12 prill 2024 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dënon rietiketimin dhe diskreditimin e TV Kanal 5 në njoftimin e sotëm të kryetarit të partisë politike E Majtë  Dimitar Apasiev në rrjetin social Facebook.

Me këtë njoftim, kreu i së Majtës tregon qëndrim tejet të papërshtatshëm, kërcënon lirinë e informimit dhe cënon dinjitetin e punonjësve të medias. Përdorimi i frazave vulgare, si dhe shprehjeve që mund të nxisin gjuhën e urrejtjes nga ana e ndjekësve të tij në rrjetet sociale, është krejtësisht e papranueshme dhe mund  të kërcënojë sigurinë e punonjësve të medias.

Politikanët dhe bartësit e funksioneve politike duhet të jenë të vetëdijshëm për peshën e fjalës së tyre dhe përgjegjësinë që e kanë para qytetarëve dhe të tregojnë respektin më të lertë për profesionin e gazetarit dhe medias.

Kjo është pjesë e standarteve të përcaktuara në Kodin e Sjelljes në sferën online gjatë kohës së fushatës zgjedhore dhe referndumeve, për të cilat partia politike E Majtë u angazhua vullnetarisht.



Accessibility

Accessibility