Miratohet Udhëzimi për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit për transmetuesit për Zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare 2024

Shkup, 16 prill 2024 – Në seancën të 16-të Këshilli i Agjencisë miratoi Udhëzim për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit për transmetuesit për Zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare 2024.

Ndryshimi dhe plotësimi i Udhëzimit vijon pasi që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konfirmoi bartësit e listave të kandidatëve për deputet në Kuvendin e RMV-së.

Dokumenti shpjegon mënyrën e shpërndarjes së nëntë minutave e gjysëm shtesë për reklamat politike me pagesë ndërmjet pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore për zgjedhjet Parlamentare dhe mënyrën e shënimit të porositësve të RPP; shpërndarjen e kohës në lajmet e shërbimit publik dhe shpërndarjen e kohës për përfaqësim politik pa pagesë në kanalin e Kuvendit.

 



Accessibility

Accessibility