PUBLIKOHET RAPORTI I DYTË MBI PREZENTIMIN MEDIATIK PARAZGJEDHOR NGA 8 MARS DERI MË 3 PRILL

Shkup, 16 prill 2024  –  Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele sot publikoi Raportin e dytë nga monitorimi i  prezentimit mediatik për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, për periudhën nga 8 mars deri më 3 prill 2024. MMe monitorimin u përfshinë shërbimet programore të nëntë televizioneve kombëtare – TVM1; TVM2; TV Аlsat-М; ТV Аlfa; ТV Кanal 5; ТV Sitell; ТV Тelma; ТV 24 Vesti dhe TV 21-М, me foks në shtesat e edicioneve qendrore të lajmeve/ТV ditarit që kanë të bëjnë me temat parazgjedhore dhe zhvillimet aktuale social-politike në vend si dhe emisione të tjera me këtë tematikë fushëveprimi.

Siç pritej, në kohën e rregullt të programeve për debate dhe intervista ishin të pranishme temat për kandidatët presidencialë, nga ku tema kryesore ishte vendosja e kandidatit Stevço Jakimovski në „listën e zezë“ të SHBA-së. Në lajme, përveç akuzave ndërpartiake dhe spekulimive partiake, ishin të pranishme edhe shkrimet kritike të gazetarëve për problemet e menjëhershme aktuale  që përmbanin paralajmërime ekspertësh, juridiko-ekonomike si indikacione të organizuara civile apo sindikale.

Në numrin më të madh të rasteve, përmes debateve dhe intervistave, doli në pah përvoja dhe profesionalizmi i gazetarëve, dhe me një rëndësi të veçantë u treguan  shkrimet e gazetarëve si dhe emisionet e veçanta aktuale-informative, në të cilët nxitësit dhe shtytësit e analizës objektive të situatave sociale-politike në dikastere të ndryshme ka qenë metodoligjikisht, e bazuar, hulumtim i verifikuar të sektorit civil ose të institucioni të huaj me interes real (financiar/konsultativ) në proceset e vendit.

Gjithashtu, në periudhën e monitorimit është vërejtur mungesa e „palës së dytë“ në debate dhe intervista me disa mediume. Në këtë kontekst janë edhe ankesat e redaksive informative të ТV Аlsat-М dhe TV Аlfa, për lloje të ndryshme bojkoti dhe presioni gjatë përpjekjeve të komunikimit të gazetarëve me përfaqësues të partive në pushtet si BDI she LSDM, qoftë nga anëtarë partiakë apo nga bartës të funksioneve publike në ndonjë organ të administratës shtetërore apo në institucione publike/ndërmarrje.

Nuk janë konstatuar shkelje të Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, nga ana e transmetuesve.

Në lidhje me personat me dëmtim të dëgjimit, vetëm TVM 1 dhe TV 24 Vesti kanë ofruar përkthim në gjuhën e shenjave  në një nga edicionet e tyre të lajmeve.

Raporti nga monitorimi i prezentimit mediatik për periudhën nga 8 mars deri më 3 prill 2024, është i disponueshëm në link



Accessibility

Accessibility