Njoftim publik

Shkup, 18 prill 2024 – TV Uskana Media ka njoftuar Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele se gazetarit të këtij televizioni nuk i është lejuar ta inqizojë raportin lidhur me numrin e nxënësve dhe të punësuarve në shkollën fillore Naim Frashri nga fshati Pirok, Komuna e Bogovinës.

Agjencia rikujton se institucionet duhet të jenë të hapura dhe transparente dhe të bëjnë të gjitha përpjekjet për t’u ofruar përfaqësuesve të mediave qasje të papenguar në informacionin e kërkuar.

Punonjësit e medias gjatë kryerjes së punës së tyre, e cila është me interes publik, duhet të jenë të lirë nga çdo kërcënim dhe frikësim, ndërsa në të njëjtën kohë duhet të tregojnë përgjegjësi profesionale dhe të respektojnë parimet dhe standardet etike dhe gazetareske gjatë raportimit.



Accessibility

Accessibility