Raport për reklamimin e paguar poltik të transmetuesve për rrethin e parë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet Presidenciale 2024

Shkup, 10 maj 2024 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, në pajtim me detyrimin nga neni 76-d paragrafi 8 nga Kodi Zgjedhor, sot në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve ka dorëzuar Raportin për reklamimin e paguar poltik (RPP) të transmetuesve për rrethin e parë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Presidenciale, për periudhën nga data 4 deri më 22 prill 2024.

Të dhënat në Raport janë marrë përmes monitorimit të transmetimit të RPP nga transmetuesit,, dhe kontrolleve plotësuese përmes, procedurës së konfirmimit të raporteve për shërbimet e kryera të transmetuesve.

Nga 77 transmetues (39 TV dhe 38 RA) të regjistruara në Regjistrin e KSHZ-së, gjithësej 64 transmetues (37 TV dhe 27 RA), kanë lidhur kontrata me pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore.

Gjithsej reklamimi i paguar poltik i transmetuesve ishte 567 orë 21 minuta dhe 39 sekonda. Nga ku, për Stevo Pendarovski – 165 orë 2 minuta dhe 36 sekonda; Gordana Siljanovska Davkova – 154 orë 45 minuta dhe 37 sekonda; Bujar Osmani – 106 orë 57 minuta dhe 28 sekonda; Aeben Taravari – 92 orë 55 minuta dhe 31 sekonda; Maksim Dimitrievski – 20 orë 6 minuta dhe 6 sekonda; Biljana Vankovska Cvetkovska – 17 orë 44 minuta dhe 15 sekonda; dhe për Stevo Jakimovski – 9 orë 50 minuta dhe 6 sekonda.

Nga 9-të televizionet kombëtare që nënshkruan kontrata për transmetim të RPP, më së shumti kohë për reklemim kishin Alsat-M (38 orë, 43 minuta dhe 21 sekonda), Kanal 5 (30 orë, 48 minuta dhe 8 sekonda) dhe Kompani 21-M (28 orë, 2 minuta dhe 24 sekonda), ndërsa nga 4 radiot kombëtare që nënshkruan kontrata për transmetim të RPP, më së shumti kohë për reklamim realizuan Antena 5 (16 orë, 2 minuta dhe 32 sekonda) dhe Jon radio (12 orë, 49 minuta dhe 18 sekonda).

Raporti për reklamimin e paguar politik të transmetuesve për rrethin e parë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Presidenciale 2024 është i disponueshëm në линк.



Accessibility

Accessibility