HESHTJE ZGJEDHORE NGA SONTE NË MESNATË

Shkup, 6 maj 2024 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, njofton transmetuesit se nga sonte në mesnatë fillon heshtja zgjedhore për Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, e cila zgjat deri në ora 19 të datës 8 maj 2024.

Gjatë kohës së heshtjes, mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por ndërpriten të gjitha format e përfaqësimit zgjedhor mediatik, të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

Sipas Kodit Zgjedhor, për shkelje të heshtjes zgjedhore llogaritet (vlerësohet), transmetimi i çdo informacioni, fotografie, materialeve audio dhe audioviziuele që lidhen ose janë pjesëmarrës në  zgjedhje, çdo formë e raportimit mediatik që është i hapur ose i fshehur në funksion të fushatës së dikujt dhe mund të ndikojnë në vendimin e zgjedhësve, të dhëna që zbulojnë identitetin e subjektit politik dhe/ose individë të përfshirë në incidente ose  parregullsi në ditën e votimit; si dhe deklarata nga kandidatët në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartësit e funksioneve në organet qeveritare.



Accessibility

Accessibility