Shkup, 20 maj 2024 – Për shkak të përsëritjes së votimit për Zgjedhjet Parlamentare 2024 në shtatë qendra votimi në Njësitë zgjedhore 5 dhe 6, Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, njofton transmetuesit kombëtar dhe transmetuesit që emetojnë program në zonën e Ohrit, Krushevës, Strugës, Dollnenit dhe Zhelinës se për ta vlejnë detyrimet për heshtjen zgjedhore, e cila fillon nga sonte në mesnatë dhe do të vazhdon deri në orën 19:00 të datës 22 maj 2024.
Gjatë kohës së heshtjes, mediat vazhdojnë të informojnë për procesin zgjedhor, por ndërpriten të gjitha format e përfaqësimit mediatik zgjedhor të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.
Sipas Kodit Zgjedhor, për shkelje të heshtjes zgjedhore, llogaritet transmetimi i çdo informacioni, fotografie, materiali audio dhe audiovizual që lidhet me ose në të cilin janë pjesëmarrës përfaqësues në zgjedhje, çdo formë e informimit mediatik që është e hapur ose e fshehur në funksion të fushatës së dikujt dhe mund të ndikojë në vendimin e votuesve, të dhëna që zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose individëve të përfshirë në incidente apo parregullsi në ditën e votimit; si dhe deklarata nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartësit e funksioneve në organet e pushtetit.