Shkup, 24 qershor 2024 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, me qëllim të njohjes së situatës në industrinë e televizionit dhe radios, ka përpunuar Analizën e tregut të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2023.
Analiza përmban të dhëna për funksionimin ekonomik të transmetuesve, respektivisht të dhëna për të ardhurat e përgjithshme dhe strukturën e të hyrave, kostot totale dhe strukturën e kostove, rezultatin financiar nga puna dhe numrin mesatar të të punësuarve në vitin 2023.
Analiza e tregut të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizive për vitin 2023 mund të gjendet në këtë link