Shkup, 20 qershor 2024 – Për të rritur transparencën e pronësisë së mediave, gjegjësisht për t’i ofruar publikut qasje të lehtë dhe të drejtpërdrejtë në të dhënat për personat fizikë dhe juridikë që janë pronarë të mediave, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele përgatiti raport mbi pronësinë e medias në vitin 2024. Përveç dhënies së vazhdueshme të këtyre të dhënave në regjistra të veçantë në ueb faqen e sajë, Agjencia ka disa vite që prëpunon analiza/raporte të rregullta vjetore për pronësinë e mediave.
Raporti përmban të dhëna për pronarët e stacioneve televizive, radiostacioneve dhe botuesve të mediave të shkruara sipas kushteve aktuale të nxjerra nga Regjistri Qendror i RMV-së. Për qëllime të raportit, të dhënat nga Depozita Qendrore e Letrave me Vlerë janë përdorur edhe për pronarët e atyre personave juridikë që janë shoqëri aksionare.