Shqiptim i masave paraljmërim publik për TV Klan Maqedoni, TV 21, TV Shenja dhe Nasha TV

Shkup, 14 prill 2025 – Këshilli i Agjencisë në seancën e 16-të të mbajtur më 10 prill 2025, në bazë të raporteve nga mbikëqyrjet e rregullta dhe kontrollore administrative dhe programore, shqiptoi 11 masa për paraljmërim publik për TV Klan Maqedoni, TV 21, TV Shenja dhe Nasha TV.

TV 21-M nga Shkupi i janë shqiptuar katër masa vërejtje publike: për mos publikim të impresumit në dy emisione; mospërmbushja e detyrimeve në lidhje me lojërat shpërblyese dhe përdorimin e shërbimeve telefonike me vlerë të shtuar; për komunikim të fshehtë komercial audiovizual në një shou folëse me informacion aktual dhe për transmetimin e reklamave pop-up në një ekran të ndarë ndërmjet të cilit nuk kalon periudha e përcaktuar prej të paktën 15 minutash.

TV Klan Macedonia nga Shkupi i janë shqiptuar katër vërejtje publike: për mos publikim të impresumit në programet edukative dhe aktuale; transmetimi i një programi të kategorisë së tretë në një kohë të papërshtatshme; mospublikimi i informacionit që duhet të jetë në dispozicion të përdoruesve dhe mospërmbushja e detyrimit për të transmetuar së paku 30% vepra audiovizuale maqedonase.

TV Shenja nga Shkupi janë shqiptuar dy vërejtje publike: për mos publikim të impresumit për një program dokumentar dhe për mospërmbushje të obligimit për të transmetuar së paku 30% vepra audiovizuele maqedonase.

Vërejtje publike i është shqiptuar edhe Nasha TV nga Shkupi për shkelje të dispozitave për kohëzgjatjen ndërmjet reklamave pop-up me ekran të ndarë në tri emisione.

Masat e shqiptuara mund të meren në lidhjet e më poshtme:

TV 21-М – (neni 14 nga LM) – 11.04.2025

ТV 21-М – (neni 52 nga LSHMAAV) – 11.04.2025

ТV 21-М – (neni 53 paragrafi 2 nga LSHMAAV) – 11.04.2025

ТV 21-М – (neni 98 paragrafi 2 nga LSHMAAV) – 11.04.2025

ТV Klan Macedonia – (neni 50 paragrafi 3 nga LSHMAAV)- 11.04.2025

TV Klan Macedonia – (neni 14 nga LM) – 11.04.2025

ТV Klan Macedonia – (neni 51 paragrafi 1 nga LSHMAAV) 11.04.2025

ТV Klan Macedonia – (92 paragrafet 1 dhe 3 nga LSHMAAV) – 11.04.2025

ТV Shenja – (nenei 14 nga LM) – 11.04.2025

ТV Shenja – (neni 92 paragrafet 1 dhe 3 nga LSHMAAV) – 11.04.2025

Nasha TV – (neni 98 paragrafi 2 nga LSHMAAV) – 11.04.2025



Accessibility

Accessibility