Shkup, 3 мај 2025 – Në kuadër të shënimit të sotëm global të Ditës Botërore të Lirisë së Medias, që këtë vit i kushtohet ndikimit të thellë të inteligjencës artificiale mbi gazetarët dhe mediat, ju kujtojmë se vetëm media profesionale dhe e pavarur mund të kuntribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm social dhe demoktratik në epokën e ndryshimeve të shpejta teknologjike.
Liria e medias nënkupton të drejtën e gazetarëve për të investiguar dhe informuar pa asnjë lloj presioni. Por me zhvillimin e inteligjencës artificiale, kjo liri merr kuptim të ri dhe përballet me sfida të reja.
Inteligjenca artificiale hap mundësi të reja për avancimin e gazetarisë investigative, automatizimin e krijimit të përmbajtjeve dhe kontrollin e përshpejtuar të fakteve, por gjthashtu mbart rreziqe të konsiderueshme në drejtim të gjenerimit të dezinformatave, lajmeve të rreme dhe videove manipulative.
Inteligjenca artificiale paraqet resurs të vlefshëm në punën gazetareske, por ajo nuk guxon të jetë zëvendësim i plotë për kontrollin themelor, mendimin kritik dhe objektiv. Në këtë realitet të ri, është thelbësore që mediat me kujdes dhe përgjegjësi t’i përdorin këto mjete, duke iu përmbajtur standarteve më të larta etike dhe profesionale në punën e tyre.