Shkup, 8 maj 2025 – Këshilli i Agjencisë, në seancën e sotme të 19-të miratoi Draft – Rregullore për formën dhe përmbajtjen e aplikacionit për regjistrim në regjistrin e botuesve të mediave online-internet portaleve dhe për mënyrën e menaxhimit të regjistrit të botuesve të mediave online-internet portaleve dhe Draft-Formular për dorëzim të të dhënave për transparencë publike të punës së botuesve të mediave online – internet portaleve.
Me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Ligjit për Media është paraparë evidentimi i mediave online-internet portaleve në Regjistrin e botuesve të mediave online-internet portaleve, i cili do të menaxhohet nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele si trup rregullator kompetent.
Regjistri i botuesve të mediave online-internet portaleve do të menaxhohet në formë elektronike dhe do të përmbajë të dhëna bazë për botuesin e medias (emri dhe adresë të botuesit të medias, emri dhe mbiemri i personit përgjegjës, emrin dhe internet adresë të medias online dhe regjistrit maqedon .мк ose .мкд internet domenit). Formulari përmban të dhëna për strukturën e pronësisë, redaksisë, të dhëna për punën ekonomike në vitin paraprak dhe numrin e të punësuarve në medium.
Аgjencia fton të gjitha palët e interesuara që me mendimet dhe propozimet e tyre të marrin pjesë në diskutimin publik dhe t’i dorëzojnë me shkrim në mënyrë elektronike në e-mail adresën contact@avmu.mk.
Diskutimi publik do të zgjasë 15 ditë, deri më 23 maj 2025.