Shkup, 30 qershor 2025 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dënon kërcënimet drejtuar ndaj gazetarit Dragan Pavlloviq Latas nga ana e kryetarit të Strumicës, Kostadin Kostadinov në rrjetin social „Facebook“.
Politikanët dhe bartësit e funksioneve publike, duhet të jenë shembull për komunikim dinjitoz dhe të përmbahen nga deklarata që mund të nxisin urrejtje në diskursin publik dhe të çojnë në akte të motivuara nga urrejtja.
Аpelojmë që të respektohet liria e medias dhe gazetarëve, dhe nëse politikanët dhe bartësit e funksioneve publike kanë vërejtje ndaj përmbajtjeve mediatike t’i përdorin mekanizmat institucional për reagim.