Njoftim për hapjen publike të aplikimeve për pjesëmarrje në konkursin publik për dhënien e lejes për transmetim në radio në nivel lokal në zonën e komunës Shtip

Shkup, 16 korrik 2025 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, në seancën e 19-të mbajtur më 08.05.2025, miratoi Vendim për shpallje të konkursit publik për dhënie të lejes për transmetim në radio të shërbimit programor në nivel lokal, në zonën e komunës Shtip PA1 nr.08-155 datë 08.05.2025 (publikuar në „Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut“, nr.96/25 datë 14.05.2025).

  • Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve për pjesëmarrje në konkursin publik ishte deri më 14.07.2025.
  • Aplikimet e paraqitura në këtë konkurs, në pajtueshmëri me pikën 13 të vendimit të lartpërmendur, duhet të hapen publikisht, një javë pas skadimit të afatit për paraqitjen e tyre.

Hapja publike e aplikimit të dorëzuar për pjesëmarrje në konkursin publik në fjalë, do të mbahet më 22.07.2025  ditën e (martë) në ora 11:00, në selinë e Agjencisë, Pallati „Panko Brashnarov“,  rr.„Мakedonija“ nr.38, Shkup.



Accessibility

Accessibility