ASHMA do të kryej monitorim të raportimit mediatik në periudhën parazgjedhore

Shkup, 9 gusht 2025 – Pas shpalljes së Zgjedhjeve lokale, të caktuara për me datë 19 tetor 2025, fillon monitorimi i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele mbi transmetuesit për mënyrën e raportimit  në periudhën para fillimit të fushatës zgjedhore dhe për respektimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor, të cilat zbatohen me shpalljen e zgjedhjeve. Deri në fillimin e fushatës zgjedhore, ASHMA do të kryej monitorim çdo ditë të nëntë shërbimeve programore televizive në nivel shtetëror, me qasje më të madhe ditore të publikut, ndërsa të gjitha shërbimet e tjera televizive do të monitorohen në bazë të parashtresave.

Gjatë raportimit për procesin zgjedhor, transmetuesit duhet të  respektojnë parimet profesionale, veçanërisht parimin mbi trajtimin objektiv të paanshëm të ngjarjeve, me trajtim të barabartë të pikëpamjeve dhe mendimeve të ndryshme, në mënyrë që t’i mundësojë publikut, të formojë lirisht mendimin e tij për ngjarje dhe pyetje të ndryshme, si dhe të respektohen ndalesat e veçanta për nxitjen e urrejtjes dhe intolerancës.

Raportimi për aktivitetet e rregullta të organeve shtetërore, organet komunale dhe Qytetit të Shkupit, të institucioneve shtetërore dhe organizatave, si dhe për persona të tjerë juridik me kompetenca publike, nuk duhet të jetë në funksion të përfaqësimi mediatik zgjedhor të asnjë subjekti politik.

Shërbimi publik radiodifuziv dhe televizionet në nivel shtetëror duhet të ofrojnë informacion për procesin zgjedhor dhe për personat me aftësi të kufizuara shqisore, ndërsa për pëmbajtjet që do të bëhen të qasshme gjatë fushatës zgjedhore duhet në kohë të informojnë Agjencisnë.

Që nga shpallja e zgjedhjeve deri në fillimin e fushatës zgjedhore nuk lejohet transmetimi i reklamave të financuara nga Buxheti i shtetit, as edhe reklama politike me pagesë, përveç njoftimeve për mbledhjen e nënshkrimeve në mbështetje të kandidatëve të grupit votues. Gjithashtu, nuk lejohet që redaktorë, gazetarë, drejtues  programi dhe moderator njëkohësisht të jenë të angazhuar në programet e transmetuesve dhe në aktivitete parazgjedhore të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore. Gjatë publikimit të rezultateve  nga anketat e opinionit publik, duhet të publikohen dhe të gjitha të dhënat e nevojshme për hulumtimin konkret të përcaktuar në Kodin Zgjedhor.

Transmetuesit që do të emetojnë reklama politike me pagesë (RPP) duhet të kryejnë regjistrimin në Komisionin Shtetëror Zgjedhor deri me datë 12 gusht, ndërsa listat e çmimeve t’i dorëzojnë në KSHZ, ESHR, KSHPK dhe ASHMA, deri me datë 14 gusht 2025.

Ashtu si më parë, Agjencia, në ueb faqen e saj ka vedosur baner me materiale lidhur me fushatën zgjedhore – aktet ligjore dhe nënligjore, formular për parashtresa dhe të ngjajshme. Baneri është i disponueshëm në gjuhën maqedone, shqipe dhe anglisht, dhe do të përditësohet vazhdimisht gjatë gjithë procesit zgjedhor.

 



Accessibility

Accessibility