Shkup, 4.9.2025 – Pas parashtresës së paraqitur nga personi fizik, Agjencia ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme administrative mbi TV Kobra nga Radovishi, për përmbushjen e kushteve kadrovike të përcaktuara në LSHMAAV dhe Rregulloren për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për dhënien e lejes për transmetim televiziv dhe radio.
Nga mbikëqyrja u konstatua se televizioni Kobra SHPK Radovish, në ditën e dorëzimit të dokumenteve për të punësuarit i plotëson kushtet minimale kadrovike të përcaktuara në Rregulloren për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për dhënien e lejes për transmetim televiziv dhe radio.
Raporti i mbikëqyrjes është i disponueshëm në linkun e mëposhtëm:
TV Kobra (neni 62 paragrafi 6 të LSHMAAV) – 4.9.2025